Connect with us

Pinknews

Luizi hap zemrën: Jorin e dua

Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitiv. Madje fansat e Luiz Ejllit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift, duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin.

Por ditën e sotme, bukuroshja brune ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka vëlla të madh.

Pjesë nga biseda:

Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)

Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?

Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.

Jori: Sa hyra unë, super, super mirëpritje, më i miri ka qenë. Më dha edhe rroba, më dha edhe gardërobë

Antoneta: Pse është çështja? Ti nuk ia bëre pyetje, ose vetes ose atij?

Luizi: Ja thashë. Tre banorë kanë ardhur këtu që nga fillimi deri tani, që kur i kam parë kam thënë ‘këta kanë ardhur me e shiju dhe mua s’do më kenë për asnjë pengesë’. Kejvina, Jori dhe Jona

Pinknews

Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “BBVIP”, mërzitet Jul Deda

Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?

Heidi: Romeo

Juli: Në raport me këtë (Egla)po të pyes

Heidi: Unë

Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?

Heidi: Mendoj që po

Juli: Je e pasinqertë o Bac

Heidi: Pse?

Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë

Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti

Continue Reading

Pinknews

1 javë larg finales/ Ja kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania

Mbrëmjen e djeshme, Françeska Murati, ka qenë banorja që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi më i madh.

Sapo u përshëndet me banorët, Françeska për t’i qetësuar tha se: “Mos bëni si të mërzitur tani sepse u kam përgatitur gjithë ditën”.

Duke uruar që të fitojë më i miri, miss-i u largua.

Pesë banorët që shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIPA” janë Heidi, Romeo, Juli, Meritoni dhe Egla.

Continue Reading

Pinknews

“I shoh ‘kokë më kokë’, por do fitojë…”/ Françeska Murati “zbulon” fituesin e “BBVIP”

Pas daljes nga shtëpia, modelja në studio u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Françeska tha se është shumë e lumtur që ka arritur të kapë gjysmëfinalen, duke treguar se ky ishte qëllimi i saj.

“Kush mendon se e fiton ‘Big Brotherin’”?, e pyeti Arbri, ndërsa modelja u shpreh se në finale shikon dy aktorët, Egla Cenon dhe Julian Dedën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në finale, duke shtuar se ajo dëshirë ka që ta fitojë ky i fundit.

Pjesë nga intervista:

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Gazi, çfarë halli ke Gazi?

Gazi: Doja t’i thoja Françeskës vetëm një gjë që më ka mbetur peng; është missi më i bukur që kam njohur ndonjëherë.

Françeska: Faleminderit shumë Gazi. Pra nuk qënkam miss shkalla…

Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e 4 ditëve të fundit?

Fran֛eska: Po.

Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana… Në trysni e sipër…

Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.

Continue Reading

Pinknews

“Nuk pjell dot, shko masturbohu”/ Romeo-Eglës: Juli të ka larë e shpëlarë…

Në fund të këtij spektakli Romeo ka shpërthyer kundrejt Eglës e cila shprehu dëshirën që në pod për çmimin e madh të jetë me Julin.

Ajo i tha Romeos që e zgjodhi Julin, sepse ka më shumë vlera se ai. Kaq mjaftonte që Romeo të shpërthente dhe t’ja rendiste të gjitha fjalët e rënda që Juli i ka thënë  Eglës.

Romeo: E doni perlën e fundit? Tani thotë Egla, i them po mirë e bëtë zgjedhjen për njëri-tjetrin në pod, po si thua po nuk e fitova unë ta fitojë Juli? Po ta jap unë argumentin tha, sepse ai ka më shumë vlera se ty se tjetri… Ai i ka thënë ti nuk pjell dot. Ai e ka larë e ka shplarë. I ka thënë masturbohu, nuk pjell dot, i ke organet e zeza, të gjitha.

Egla: kurse ti je një mashtrues.

Romeo: Kurse kjo tjetra e ka larë e ka shpëlarë. Kjo është shumë e shpifur!

Continue Reading

Pinknews

Afrona e pyet për tradhtinë, Blero e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan topi”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij personale. Mirëpo, atij iu bënë pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika. Ky moment shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.

Më pas, Blero tregoi se beson se rrjetet sociale dhe zilia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero tha:

“Po, më kanë tradhtuar”.

 

Më tej, i pyetur nëse ai kishte tradhtuar në një lidhje, Blero tha:

“Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING