Politike
Gazment Bardhi i përgjigjet Celibashit: Nuk plotësojmë tekat e e tua
Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi ky i fundit kërkoi që Lulzim Basha të paraqitet si kryetar i PD në KQZ, në mënyrë që kjo parti të futet në zgjedhje, pasi Basha vijon ta drejtojë zyrtarisht partinë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bardhi tha se nuk do të çojnë në KQZ asnjë dokument shtesë pasi “nuk plotësojnë tekat e Celibashit”. Ai shtoi se Komisioneri ka marrë vendim politik dhe se ky vendim do të ankimohet, sapo ai të zbardhet.
Duhet të publikohet sepse ka një afat ligji. Me sa më thanë, akoma nuk i ka gjetur arsyet për të argumentuar atë vendim politik që ka marrë.
Dokumentacioni që ka dorëzuar PD është i plotë dhe shterues.
Nuk do të ketë asnjë dokument shtesë nga PD. Ne nuk plotësojmë tekat e Celibashit por zbatojmë ligjin dhe kemi çuar dokumentacionin që kërkon ligji”, deklaroi Bardhi.