Connect with us

Kosova

Mos e humbin autobuzin/ Ambasadori i Gjermanisë: Asociacioni tani

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka oftuar mbështetje të plotë emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, në përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje.

Rohde shkroi në Twitter se “një marrëveshje është e arritshme” dhe se “Kosova do të fitojë shumë”. Ai tha se Prishtina duhet ta themelojë Asociacionin “tani”.

“Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është:  ‘Mos e humbni autobusin’” – shkroi Ambasadori gjerman

“Marrëveshja do ta përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”, theksoi ambasadori Rohde

Advertisement

TRENDING