Connect with us

Pinknews

‘Ik pi ilaçet, mblidh mendjen’, fansat shpërthejnë ndaj Kiarës: Turp

Fansat e Luizit janë indinjuar shumë nga sjellja e ftohtë e Kiarës, pasi kjo e fundit nuk po tregon kujdes për Luizin, i cili ka dhimbje të forta koke dhe nuk ndihet mirë.

“Luizi sëmurë Kiara qesh. Më shumë po kujdeset Olta për Luizin se sa Kiara. Turp!”, këto janë disa nga komentet e ndjekësve të BBV në rrjetet sociale në lidhje me situatën në shtëpi.

Kujtojmë se banorët e BBV janë ndarë në çifte në kiadër të lojës “siameze”, të vendosur nga Vëllai i Madh. Në këtë sfidë Luizi është çift me Oltën, ndërsa Koara me Dean.

Por duket se sfida e ka larguar çiftimin Kiara-Luiz, pasi kjo e fundit nuk ka treguar interes për Luizin, i cili vuan nga dhumbja e kokës.

@bigbrotheralbania50

♬ original sound – Big Brother Vip Albania

Kiara nuk e ka marrë seriozisht sëmundjen e Luizit. Edhe pse ai I ka thënë që është keq, Kiara ka vahduar batutat dhe lojërat në shtëpi.

“Ai çdo 2 ditë këtë punë ka”, ka thënë ndër të tjera Kiara.

Nga ana e saj, Olta ka treguar pëtkujdesje për Luizin, ndërsa ka akuzuar Kiarës për sjellje të shëmtuar. Mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë mes çiftit.

Advertisement