Connect with us

Kosova

Berlini ‘trash zërin’/ Gjermania pret marrëveshje në Ohër

Gjermania pret që në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – që mbahet në Ohër më 18 mars – palët do të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Ambasada gjermane në Beograd tha se avancimi drejt integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor është synim i Procesit të Berlinit, por në rastin e Kosovës dhe Serbisë edhe më shumë, porse ka një pengesë.

“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane”, thanë nga Ambasada gjermane.

Sipas Berlinit zyrtar, propozimi evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin ranë dakord më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon të krijojë një bazë të qëndrueshme dhe besueshme për raportet mes dy shteteve.

“Që kjo të ketë sukses, të dy palët duhet të pajtohen të zbatojnë marrëveshjen”, thanë nga Ambasada gjermane

 

Advertisement