Politike
“Ndërkombëtarët e kanë Ramën personazhin negativ”
Berisha: Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë. E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin. Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.
Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh. Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin. Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën.