Pinknews
Olta-Luizit: Unë në këtë lojë nuk bëj dot pa ty
Luizi dhe Olta kanë biseduar së bashku në lavanderi.
Olta ka thënë se është prekur nga fjalët që Luizi ka thënë për të në dhomën e rrëfimit dhe jo vetëm.
Olta: Nuk të them dot të mos mendosh që e kam bërë për lojë, ke gjithë të drejtën e botës ta mendosh ashtu. Ke 80 ditë që më sulmon dhe kemi qënë lojtar të dy. Unë në këtë lojë pa ty nuk bëj dot. Të respektoj shumë si lojtar, por fjalët që thua për mua më kanë prekur. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që do vinte dita që do të thoja që më kanë lënduar shumë fjalët e tua.
Luizi: Nuk e them dot që ti ke qënë 100% e sinqertë me mua në përkujdesjen që tregove, 95% po. E pashë se si e trajtove ti këtë gjë të Kiara, prandaj mendoj se bëre lojë.