Connect with us

Kosova

Duam detaje konkrete/ Kurti flet për 18 marsin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit në Strasburg me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister ka folur për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër dhe planin e zbatimit të Propozimit evropian.

“Sa i përket planit të zbatimit, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”

Në takim, u diskutua edhe për aplikimin e Kosovës dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Advertisement