Connect with us

Politike

Monika Kryemadhi: Berisha e Meta, dy burra shteti

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, komentoi firmosjen e koalicionit të opozitës dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjatë një interviste në studion e “News Line” në ABC News me gazetaren Viol Xhafaj, Kryemadhi u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit për këto zgjedhje është firmosur nga dy burra shteti, konkretisht mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Sipas saj, marrëveshja e opozitës në këtë rast është nënshkruar mbi baza parimore.

“Marrëveshja e hapur dhe është midis dy burrave të shtetit, pavarësisht këndvështrimeve, ndryshe nga marrëveshjet tona, që bëheshin brenda faktit të kryer. Marrëveshja në këtë rast janë të ndërtuara mbi baza parimore. Sot është më natyrale unifikimi i opozitës kundër mazhorancës. Sot është më I thjeshtë bashkimi I opozitës”, theksoi ajo.

Ajo tha se opozita është e fokusuar tek mbështetja e kandidatëve për kryetar bashkie, por pa lënë mënjanë këshillat bashkiakë, që sipas Kryemadhit duhet të rikthehen në parlamente lokale të mirëfillta për t’iu shërbyer qytetarëve.

“Tashmë unifikimi opozitës do jetë i strukturuar tek kandidati për kryetar bashkie, por edhe tek evidentimi i këshillave të qytetit. Dhe përfshirja e opozitarizmit, do të krijojë shansin për të përzgjedhje të emrave të këshilltarëve, të cilët, këshillat bashkiakë do t’i kthejnë në parlamente të mirëfillta. Votat tona shkojnë në drejtimin e duhur, për kandidatët e Primareve”, shtoi ajo.

 

Advertisement