Pinknews
Publiku del kundër hapjes së fondacionit të Luizit, reagojnë familjarët
Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen në Shqipëri dhe gjërat kanë arritur deri aty sa është krijuar një GoFundMe në emër të tij, që njerëzit të kontribuojnë me para për banorin e “BBVA”.
Llogarinë e ka hapur Sokol Tahiri, kunati i Luizit, i cili e ka postuar linkun në Instastory.
“Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga familjarët e tij”, duke bashkëngjitur edhe linkun e donacioneve.
Mirëpo menjëherë pas kësaj, komentet të cilat nuk e mbështesnin një veprim të tillë qenë të shumta. Shumë mbështetës të tij e konsideruan si një prishje të imazhit të Luizit.
Pas gjithë zhurmës, ditën e sotme kanë reaguar familjarët e Luizit përmes një shkrimi në Istagramin e tij. Ata kanë sqaruar se kanë zgjedhur “GoFundMe” pasi në Amerikë jo vetëm që është platfroma më e besuar por gjithashtu përdoret edhe për realizime dëshirash apo ëndrrash.