Connect with us

Pinknews

Shkak i ndarjes me Kristin, ishte Lorenci? Flet shoqja e Kejsit

Në rrjet po aludohet se krisja e marrëdhënies së Kristit dhe Kejsit erdhi si shkak i hyrjes së Lorencit.

Megjithatë, për kërë ka folur mikja e ngushtë e Keisit, Frensi Danga, e cila ishte e ftuar në “Shqipëria Live”.

“Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se Lorenci nuk ka të bëjë fare mes tyre dhe se hyrja e tij nuk ka ndikuar.

Advertisement