Pinknews
Ndërpreu marrëdhënien me Kristin, Keisi: Nuk kishte më kimi
Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëe.
Të shumta kanë qenë aludimet për ndarjen e menjëhershme të tyre. Disa mendojnë se shkaku ishte Sabiani, disa të tjerë thonë se ata nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin, e të tjerë aludojnë se e gjitha nisi si një lojë mes tyre.
Në fakt, çifti, ndonëse e njoftoi ndarjen, nuk i sqaroi mjaftueshëm arsyet, që të bindnin edhe banorët për shkëputjen e këtij raporti.
Distacimi i tyre ishte i menjëhershëm çka ngriti dyshime te të gjithë. Lidhja e tyre fillimisht nisi shumë qetë dhe pa nxitimin e asnjërës palë. Pak ditë më parë, teksa Keisi po bisedonte me Oltën në dhomën e garderobës, ajo tha se nuk ka vëmendjen e duhur të Kristit dhe se nga kjo marrëdhënie, ajo ka harruar veten.
Ndërsa Kristi, ende ka pikëpyetje për distancën e menjëhershme. Ai thotë se në shtëpi është krijuar një ambient shumë toksik, prandaj ata zgjodhën të qëndrojnë të ndarë.
E pyetur nga Arbana se çfarë ndodhi me marrëdhënien e tyre, Keisi u shpreh se ajo nuk mund të luajë dot me zemrën e saj.
Keisi: Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brother-i. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullën time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre.