Kosova
Albin Kurti: Tuneli i gjatë por po i vjen fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje me takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se që nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim.
Nga 9 shtatori, kur na u prezantua drafti fillestar i propozimit franko-gjerman, kemi hyrë në formatin e ri të dialogut.
Kjo gjë u paralajmërua në takimin e 18 gushtit, kur pika e parë e agjendës sihte korniza e përgjithshme e marrëveshjes.
Për herë të parë, që nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim. Tuneli është ende i gjatë, por unë besoj se atij po i vjen fundi”, theksoi ai.