Connect with us

Aktualitet

Bordi publikon çmimet e reja, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Vendimi më i fundit i publikuar nga bordi i transparencës së karburanteve, reflekton një rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke nisur nga çmimi i naftës që ka pësuar rritje me 5 lekë.

Nga 182 lekë që ishte, tashmë nafta do të shitet me 187 lekë. Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, që nga 182 lekë, tashmë do shitet me 185 lekë, duke shënuar rritje me 3 lekë.

Kujtojmë se vendimi i publikuar në 16 mars, shënoi edhe çmimin më të ulët të karburanteve në vend që prej krijimit të Bordit të Transparencës.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë që nga ora 18:00 e ditës së sotme dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e rradhës.

Advertisement