Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë gjatë natës drejt një banese në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë. Një person i paidentifikuar ende ka qëlluar gjatë natës që lam pas në një banesë të pabanuar në Lundër.

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave, ndërkohë që mësohet se në banesën e katit të tretë që është qëlluar 3 herë nuk banonte askush. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit. 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement