Connect with us

Aktualitet

“Gjeti punë, ishte i lumtur”, Klodiana Lala për vrasjen e rojes te Top Channel

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se Pal Kola kishte shumë pak javë që kishte nisur punë pranë Top Channel. Në një status në rrjetet sociale, Lala thotë se ai u vra padrejtësisht nga disa kriminelë që nuk njohin limite.

“Pal Kola punonte prane godines se Televizionit Top Channel, si roje sigurie. Ishte me gjase i lumtur qe kishte gjetur nje pune, sepse po i afrohej pensionit. Por kriminelet e qelluan me nje plumb aty ne vendin e punes duke i marre jeten. Me nje plumb. Kriminele qe leviznin me makine luksi. Pali mbeti i vrare. Kriminelet si ngahera pasi bene nje tjeter akt terrorist duke derdhur bresheri kallashnikovi ndaj TV Kombetar me te madh ne vend u larguan te qete. E shkrumbuan makinen dhe brenda saj lane dy arme, si per te thene qe ne nuk njohim limite.
Kriminele qe vrane nje burre te pafajshem. Kriminele qe preken lirine e fjales.
Ndaj eshte urgjente zbardhja e kesaj ngjarje. Urgjente.”-shkruan Lala.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Advertisement