Rajon
Shaip Kamberi me Hill në Preshevë
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, teksa ky I fundit ndodhet për një vizite dyditore në Luginën e Preshevës.
Kamberi ka treguar se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.
“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi në Facebook