Aktualitet
FOTO+EMRI/ U kap në shtëpi bari, i riu: Nëna i kishte para borxh një bande në Shqipëri
Një i ri shqiptar, Klajdi Zalli u detyrua të linte vendin e tij për të shkuar në Britaninë e Madhe, për t’u bërë “kopshtar” në një fermë kanabisi në Swansea. Kjo sipas tij, pasi e ëma kishte marrë borxh tek një prej bandave kriminale të vendit tonë. Oficerët e gjetën 23-vjeçarin shqiptar mëngjesin e 15 marsit.
Ata hapën me forcë derën e përparme dhe panë Zallin duke u përpjekur të ikte nga kopshti i pasmë. Pasi ata e kërcënuan me tasers (aparat që nxjerr rrymë), ai u dorëzua. Policia sekuestroi 122 bimë kanabisi nga katër dhoma, që kapnin vlerën e mbi 52,000 £.
I riu shqiptar i tha policisë se ishte detyruar të kalonte Kanalin Anglez për të shlyer një borxh që nëna e tij i kishte një bande në Shqipëri. Avokatja e tij, Donohue tha gjatë gjyqit: Kur ai mbërriti për herë të parë, ai u vendos në një qendër emigrimi, pastaj në një hotel në Birmingham. Më pas, ai u kontaktua nga një person i panjohur në një telefonatë në Facebook dhe bënë marrëveshje për ta transferuar atë në Swansea. Ai s’u largua dot nga shtëpia e barit, sepse kishte frikë nga pasojat ndaj familjes së tij në Shqipëri…
Kur u pyet se pse u përpoq të ikte nga prona pasi mbërriti Policia, ai tha se mendoi se po e grabisnin. Mirëpo nuk i shpëtoi dot dënimin, e duhet të kalojë pas hekurave të burgut, 18 muaj./walesonline.co.uk