✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

U AKUZUA PËR VDEKJEN E BASHKËSHORTES, ARRESTOHET PAS 4 VITESH 38-VJEÇARI NË DURRËS

Një ngjarje e rëndë familjare e vitit 2022 është rikthyer në vëmendje pas arrestimit të Fatjon Haxhiut, 38 vjeç, banues në Manëz të Durrësit, i akuzuar për dhunimin fizik të bashkëshortes së tij, e cila humbi jetën dhjetë ditë pas ngjarjes.

Arrestimi u krye pas deportimit të 38-vjeçarit nga Greqia, ndërsa ndaj tij ishte në fuqi masa e sigurisë “Arrest në burg”, e vendosur nga Gjykata e Durrësit më 31 mars 2022.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur Haxhiu dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Gruaja ka ndërruar jetë dhjetë ditë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Pas rikthimit të tij në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e gjykatës.

38-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Arrestimi vjen më shumë se katër vite pas ngjarjes, ndërsa përgjegjësia penale e të akuzuarit mbetet për t’u përcaktuar nga drejtësia.

Advertisement