Kosova
Epilogu i romanit, Serbia njeh Kosovën
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se ndan zhgënjime për takimin në Ohër, duke shtuar se priste afate konkrete për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo theksoi se liderët që të ishin të gatshëm për të arritur një kompromis në favor të qytetarëve, vendosën të rrezikojnë të ardhmen, jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por të gjithë rajonit.
Raportuesja tha se kishte shpresuar për një marrëveshje me shumë hapa konkretë, në vend të vetëm neneve dhe paragrafëve të përgjithshëm në marrëveshje dhe aneks.
“Ne shpresonim për një marrëveshje dhe hyrje në një fazë të re përpara zgjedhjeve të ardhshme”, shtoi Von Cramon por edhe vlerësoi se procesi është ende në fillim dhe shtoi se në fund dialogu duhet të rezultoi me njohje të plotë të Kosovës.
Viola von Cramon iu referua edhe rolit të Rusisë, duke pohuar se Moska nuk dëshiron që çështja e Kosovës të zgjidhet dhe për këtë arsye po lobon përmes mediave serbe që marrëveshja të mos nënshkruhet.
Po ashtu, ajo vlerësoi se Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe shprehu keqardhje që në përkujtimin e bombardimeve të NATO-s nuk u përmend pse ndodhi.