Connect with us

Politike

Sulmi tek Top Channel, Berisha: Është bërë nga ekzekutorë të paguar nga…

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pas sulmit të Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola qëndron një skuadër vrasësish me pagesë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ata janë thjesht njerëz të urdhëruar nga të tjerë më të rrezikshëm që vetë nuk dalin në skenë, por që janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Është një akt i rëndë në publik, shkohet dhe bëhet një sulm në publik. Tani, ku është Edi Rama, në shumë aspekte, së pari po e marrim në rrafshin teknik profesional. Këtu të krijohet pështypja që janë një skuadër e armatosur që merren me qira dhe njëherë kalohet tek klubi, njëherë tek TOP-i dhe më pas kur tu teket. Janë skuadër vrasësisht, janë ekzekutorë të paguar. Ku është qëndrimi i qeverisë këtu? Zero. Këta janë ekzekutorë me pagesë, nuk janë banditët kryesorë, se ata kryesorët nuk dalin vetë, nuk rrezikojnë veten, por gjejnë kështu skuadrash dhe i paguajnë. Nuk ka sot bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Edi Ramën. Që të gjithë. Dhe kjo gradualisht po bëhet e ditur kudo në Europë se po zbërthehen ato telefonatat. Ato çojnë gjithnjë në qeveri.
Çfarë është bandit, ka mbrojtjen e qeverisë sot. Pse u kapën banditët nga viti 2005 deri në vitin 2006? Policia i kapi. Çfarë kërkuan oficerët e policisë nga unë? Vetëm një kërkesë: mos na pengoni kur të fillojmë. Zoti kryeministër ne nisim betejë por kemi vetëm një kusht, mos na pengoni kur të fillojmë. Nuk ju pengoj i thashë. Po këta janë të lidhur me krimin dhe u bie telefoni, një Arianit atje që është shkarkuar se s’po më vjen mbiemri. Nëse ti shkon e vë tritol ndaj pronave të një pronari mediash, pasi ke ngrënë e ke pirë e ke bërë orgjira aty. E dini ju që Taulant ka kaluar dy muaj aty në suitën presidenciale dhe nuk ka paguar asgjë? Ka bërë çfarë ka dashur. Unë nuk them të mos zbatojnë ligjin, por prishja e resortit ishte e paligjshme. Prisni se do të ketë akoma.  

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Advertisement