Rajon
Vijat e Kuqe, poezia e preferuar e Daçiç
Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçic, duke folur për marrëveshjen e Ohrit tha se Beogradi mund të zbatojë vetëm ato që ka marrë si obligim
“Vuçiç i vuri në dukje qartë vijat tona të kuqe, prandaj ai nuk donte t’i nënshkruante ato akte dhe verbalisht u shkëput nga pjesët që për ne kontestohen, te tilla si pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq për Blic.
Duke folur për marrëveshjen franko-gjermane, kryediplomati serb u shpreh se nga vijat e kuqe “nuk ka devijime”, sepse kjo eshte politika shtetërore e Serbisë.
I pyetur nëse këtë herë “presionet e Bashkimit Evropian dhe ato te Amerikës”, do të luajnë rol vendimtar në formimin përfundimtar të Unionit të Komunave Serbe, ai tha se “është një fakt shumë pozitiv, së është thënë qartë që ky është angazhim i Prishtinës dhe që duhet ta zbatoje menjëherë”.
“Ne e dimë se ata (Kosova), do të bëjnë gjithcka për të penguar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe kjo hedh një re të madhe dyshimi mbi qëllimet e tyre”, theksoi Daçiç