Kosova
22 prilli dhe vera e athtë e Brukselit/ Takimi i rradhës Kurti-Vucic
Pas perfundimti te takimit trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, Bislimi ka thënë se palët janë pajtur që takimi i radhës mes Presidenti serb Aleksander Vucic dhe Kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti të zhvillohet më 22 prill.
“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbetet të shqyrtohet një datë alternative”, u shpreh Bislimi.
Ndërkaq, në këtë takim të radhës, sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel.
Takimi Bislimi-Petkoviq është i pari pas takimit në Ohër, në të cilën Kurti dhe Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.