Connect with us

Aktualitet

Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, Orjol Lame dëbohet nga Italia

Autoritetet në Itali kanë dëbuar në Shqipëri 32-vjeçarin shqiptar Orjol Lame, i cili shkaktoi aksidentin tragjik disa muaj më parë, ku humbën jetën bashkëshortja e tij, kunati dhe kunata si dhe fëmija një vjeç.

Megjithatë, Lame mbetet nën hetim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e katër personave të lartpërmendur. Në tetorin e vitit të shkuar, ai humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me gardhin e një vile dhe duke shkaktuar vdekjen e katër personave.

Orjol Lame mbeti i plagosur rëndë dhe qëndroi në koma për rreth dy muaj, ndërsa doli nga koma në muajin dhjetor. Prokurori, në atë kohë, kërkoi arrest shtëpie për shqiptarin, por që u refuzua nga gjykatësi. Shqiptari rezultoi pa dokumenta në Itali si dhe kishte qenë i dënuar më parë për trafik droge.

Advertisement