Connect with us

Kronike

Plagosja në Shijak/ Altin Farruku u thirr nga kushëriri i tij të sqarohej…

Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një plagosje me thikë rreth orës 20:25, në fshatin Borakë, të Shijakut.

Një shtetas 33-vjeçar është goditur disa herë me thikë në fshatin Borakë të Shijakut, nga fqinji i tij. Altin Farruku është thirrur nga kushëriri i tij, që të sqarohej me fqinjin 46-vjeçar pas një debati banal për motive të dobëta, por ky i fundit e ka qëlluar me thikë.

Policia ka nisur punën për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga fshati pas plagosjes.

Advertisement