Bota
Itali/ Nuk vendosi maskën, Vittorio Sgarbi nxirret sërish zvarrë nga Parlamenti: Ju jeni fashistë (VIDEO)
Ditën e djeshme gjatë një seance parlamentare, Vittorio Sgarbi është politikan italian i njohur po ashtu edhe kritiku i artit i cili është nxjerrë me forcë nga Parlamenti i Italisë, pasi ka bërë replika të ashpra, po ashtu edhe duke mos respektuar rregullat e pandemisë i cili ka hequr maskën gjatë kohës që po fliste.
“Ju jeni fashistë”– ka thënë Sgarbi.
Prej kohësh, politikani italian është kthyer në kritikun më të madh ndaj faktit se me koronavirusin po bëhet politikë për të manipuluar njerëzit.
Ai është përjashtuar nga salla e Parlamentit italian edhe në Qershor të këtij viti, pas fjalëve fyese ndaj kolegeve të tij femra. Ofendimet ishin në drejtim të deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi dhe zv.presidentes së Dhomës së Deputetëve, Mara Carfagna. Ishte kjo e fundit që kërkoi përjashtimin e Sgarbit, pasi ky i fundit filloi ti ofendote koleget me fjalët “shkofsh në të sëmës”, “budallaqe” apo “kur*ë”.