Politike
Rama thirrje bizneseve private: Duhet të rrisni pagat
Kryeministri i vendit, Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në Durrës për rritjen e pagës minimale. Rama i bëri thirrje biznesit privat që të reflektojë në lidhje me rritjen e pagave. Ai u shpreh se në Shqipëri sot ka një ndërgjegjësim më të madh se punonjësit duhen trajtuar mirë dhe duhen paguar mirë.
Rama: Ne kemi domosdoshmërinë që t’i përcjellim të gjitha sipërmarrjeve një mesazh, të rendin të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekut kapitalin njerëzor. Në momentin kur do humbasin kapitalin njerëzot, do humbasin gjithçka. Ky është thelbi sot dhe ne do të bëjmë tonën për sa i përket kësaj pjese. Jetojmë në një sistem që nuk ia mundëson shtetit, qeverisë që të caktojë pagat në sektorin privat, kjo është çështje e konkurrencës se si i vendosin, por nga an tjetër ne nuk mund të rrimë dhe të bëjmë sehir nëse kompani të caktuara nuk i përgjigjen punonjësve me dinjitet dhe përdorin paga që janë lëmosha shfrytëzimi, jo paga minimale për familjet.
Kreu i qeverisë tha se nuk është e lehtë dhe e drejtë që t’i imponohen kompanive. Ai u ndal edhe te pensionet dhe tha se rritja e këtyre të fundit bëhet në bazë të kontributeve.
Rama: Ne do vendosim disa rregulla, psh me kompanitë e ndërtimeve dhe nuk do lejojmë futjen në procesin e tenderave publikë nëse kanë paga që nuk i përgjigjen realitetit. Nuk do t’i japim leje ndërtimi kompanive që bëjnë evazion me pagat dhe nuk i trajtojnë punonjësit ashtu sic duhet