Connect with us

Kosova

Kosova – Kushti për në NATO

Profesori i njohur amerikan Edward Joseph, mendon se Kosova nuk do të arrijë pranimin e plotë në NATO e BE pa komunitetin serb të Kosovës

Sipas tij, askush ne bashkesine nderkombetare nuk deshiron te kete serish levizje te popullsive.

“Kosova nuk do të arrijë pranimin e saj të plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, pa komunitetin serb të Kosovës. Ne nuk duam ta ndajmë Kosovën, të bëjmë ndasi, dhe të kemi prap lëvizje të popullsisë, pastaj të kemi probleme në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje. Kjo është ajo që dëshiron Putini, jo ne”

 Sipas Joseph, është detyrë e qeverisë, dhe e qytetarëve në Kosovë, ta kuptojnë dhe të kenë marrëdhënie të mira me serbët eVeriut

 “Ata kanë të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër, dhe ne duhet të sigurojmë që ata të kenë të drejtat e tyre, dhe që Kosova të mos jetë nën presion nga Serbia, që veriu të mos manipulohet nga Beogradi, duke krijuar tensione” – theksoi profesori I universitetit  ‘Johns Hopkins’.

Advertisement