Kosova
As sot, as kurrë/ Përballje inatesh të vjetra
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa, teksa dhe shtoi se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.
Por nuk kaluan pak minuta dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq reagoi, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina të bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet.” – shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.