Connect with us

Kosova

Tritoli banesës së babait të drejtuesit të klanit “Duka”, dy pistat që po heton policia

Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit njihet si drejtuesi i klanit “Duka”.

Dyshohet se shpërthimi me tritol është një paralajmërim ose kërcënim mes grupeve, ose mund të jetë një ngjarje e stisur nga vetë vëllezërit pasi pritet që ata shpejt të ekstradohen nga Belgjika.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se në banesën ku është vënë sasia e vogël e tritolit kishte 4 vite që nuk jetonte njeri.

Kujtojmë që klani “Duka” është armik i betuar i Ervis Martinajt.  Armiqësia mes grupeve nisi në vitin 2019 me vrasjen e Santiago Malkos, njeri i besuar i Martinajt.

Ervis Martinajt prej kohësh është i zhdukur dhe nuk dihet asgjë rreth tij, por kjo është ngjarja e dytë pas atentatit ndaj Fation Muratit, që tregon ose për një rikthim të tij, ose për një hakmarrje të miqve të tij.

Advertisement

TRENDING