Connect with us

Kosova

Tokë e djegur për serbët – Ja qëllimi i Albin Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, tha se në Kosovë vazhdon sjellja destruktive e Albin Kurtit dhe koalicionit antishtetëror të të djathtëve të rremë në Serbi.

“Tashmë qëllimi i Kurtit është i qartë për të shkaktuar përshkallëzim, konflikt, për të shkatërruar paqen, për të shmangur detyrimet e tij dhe për të hequr qafe serbët, që është dhe qëllimi i tij përfundimtar. Ai çdo ditë thotë se kurrë nuk do të formojë Unionin e Komunave Serbe” – tha Orliq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë shtoi se Kurti mendon se më së miri do të ishte të mos kishte serb në Kosovë, sepse atëherë nuk do të kishte asnjë detyrim ndaj serbëve, por se shteti i Serbisë nuk do ta lejojë këtë, gjë që u konfirmua edhe në bisedën e fundit të Vucic në Rashkë.

Advertisement