Kronike
Atentat biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin
Të shtëna me armë në Shëngjin, vritet Ardian Nikulaj në lokalin e tij pranë portit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Dy persona kanë qëlluar me breshëri plumbash në lokalin e tij
Biznesmeni 51-vjeçar Ardian Nikulaj (Marku) ishte dhe kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Kush është Ardian Nikulaj:
51-vjeçari ka qenë kandidat për deputetet për zgjedhjet e vitit 2021. Këtë vit ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.
Redaksia po punon për të mësuar më tepër detaje…