Sport
“Unë po thyej tabu”/ Njihuni me kampionen shqiptare në boks (FOTO)
Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte në një lidhje boksierja 21-vjeçare Donjeta Sadiku, e cila deri më tani ka arritur të jetë kampione dhe nënkampione e Europës, nënkampione e botës, kampione e Ballkanit.
Ajo ka arritur të rrëmbejë shumë medalje në turne ndërkombëtare, ashtu siç triumfoi disa ditë më parë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit në Bullgari, ku u shpall fituese e medaljes së argjendtë.
Prej një dekade është pjesë e këtij sporti luftarak, por ja si i kujton ajo fillimet e saj: “Më kanë paragjykuar, por kam qenë e vogël dhe ato paragjykime nuk i kam marrë afër zemrës. Më thoshin je femër, pse do merresh me boks, do të prishet fytyra, do lëndohesh…Këto paragjykime vazhdojnë edhe sot me idenë që femra nuk e ka vendin në sportin e boksit megjithatë unë po thyej tabu pasi po marr medalje të shumta në sportin kosovar dhe shqiptar. Populli duhet të pajtohet se një femër e ka vendin kudo”.
gazeta shqip/