Connect with us

Kosova

Tensione në Veri? SHBA: Ne do jemi aty

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i monitorojnë nga afër zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të dielën, 23 prill.

Ai eshte shprehur se jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe shumë shtete tjera besojnë se tani nuk është koha optimale për t’i mbajtur zgjedhjet, duke patur parasysh që jemi në një moment kritik, në një moment shumë të rëndësishëm për dialogun.

Më herët, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, edhe nëse Lista Serbe i bojkoton ato.

Lista Serbe, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Advertisement