Connect with us

Kronike

I dehur në timon, 39-vjeçari nuk i bindet policisë (DETAJET)

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi është konstatuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Personi me inicialet N.B, po ashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë, gjatë veprimeve proceduriale.

‘Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 39-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.’

Advertisement