Connect with us

Aktualitet

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve, nisin hetimet mbi makinën e gjetur

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari ka sjellë detaje të reja ditën e sotme. Sipas autoriteteve të dy ata dyshohet se janë vrarë dhe trupat janë ngroposur në fshatin Vrinë në Konispol. Por ekspertët e kriminalistikës që po hetojnë mjetin e gjetur në afërsi të fshatit Nivicë kanë bërë me dije se në makinën tip ‘Mercedes Benz’ është kryer dhe një krim tjetër

Nga pamjet filmike shihet se në 5 dhjetor 2022 në banesën e personit me iniciale L. L është vendosur një sasi eksplozivi nga persona që kanë përdorur po këtë mjet. Ndërkohë që automjetit i dytë i gjetur është marrë me karoatrec në një karburant në Qafë-Gjashtë. Makina tip “Land Rover” Discovery dyshohet se është lënë aty kastile për të hequr dyshimet nga autorët e vërtet të ngjarjes.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje

Advertisement