Connect with us

Aktualitet

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve, dalin në skenë emrat e miqve të Edmond Papës

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë ka ngritur “në këmbë” Policinë e Shtetit. Për zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona me precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit për çështje droge. Sipas “BW”, ndër këta persona, ka edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë.

Disa prej tyre janë marrë në pyetje gjithashtu edhe persona të përmendur në dosjen e vrasjes së 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

në Sarandë ka ngritur “në këmbë” Policinë e Shtetit. Për zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona me precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit për çështje droge. Sipas “BW”, ndër këta persona, ka edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë.

Disa prej tyre janë marrë në pyetje gjithashtu edhe persona të përmendur në dosjen e vrasjes së 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Advertisement

TRENDING