Connect with us

Pinknews

‘Efin…’/ Luizi zbulon dy banorët që i ka frikë për finalen

Në një bisedë mes Deas, Luizit dhe Kristit, ky i fundit pyeti Luizin se përse ai nuk zgjedh të debatojë apo diskutojë me Efin.

Luizi tha se nuk e llogarit Efin, por vetëm ata të dy. Por sipas Kristit, ai nuk debaton apo diskuton me të, pasi e di se nëse e faktorizon do ta fuqizonte akoma më shumë.

Kujtojmë që ditën e shtunë gjatë emisioni zgjodhi një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Prej disa ditësh, ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë.

 

 

Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.

Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.

Advertisement