Politike
Berisha: Zinxhiri i gjyqeve të Ramës shkon në 1.6 mld euro
Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën akuzoi qeverinë Rama se vitet e fundit për Shqipërinë kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm.
Berisha deklaroi se Edi Rama po gjobit Shqipërinë me 1.6 miliardë euro, shifër e cila sipas tij është akumuluar nga zinxhiri i gjyqeve të shtetit shqiptar.
“Këto vite kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamzës. Vetëm në një vit Rama ka vjedhur 122 mld lekë në buxhetin e shtetit. Janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët. Edi Rama po gjobit Shqipërinë, 1.6 miliardë euro, 110 milionë euro e dënoi gjykata e Uashingtonin për Agon Channel ,kjo sepse ai televizion kritikonte Ramën. Ai televizion shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt që bëhej me paratë e ministrisë. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund shkon në 1.6 miliardë euro. Pasi mblodhi paratë nga rritja e çmimeve nuk ia ndau qytetarëve, por ia dha klientelës së tij”, tha Berisha.