Connect with us

Kronike

Në kërkim ndërkombëtar, vetëdorëzohet në polici i riu

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit, 36-vjeçari, i identifikuar me inicialet R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement