Connect with us

Politike

E natyrisht ka të drejtë populli kur thotë “po të flesh me qenin gdhihesh me pleshta”

Sot, procesi i rindërtimit hyn në një fazë të re me çeljen e kantierit të parë të madh të kryeqytetit, i pari ndër disa kantiere të mëdha, që nuk janë thjesht një përgjigje për nevojën e familjeve, të cilat humbën strehën e tyre në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar, por janë një reagim ndaj një krize të shkaktuar nga natyra në funksion të së ardhmes.
Ka dy mënyra, gjithmonë, për ta përballur një krizë. Njëra mënyrë është për ta përballur si një shfaqje të momentit dhe për të kuruar plagën momentalisht dhe mënyra tjetër është për ta përballur si një mundësi të re, për t’u ngritur më lart sesa përpara se kriza të shfaqej.
Unë gjithmonë kam besuar dhe besoj gjithmonë e më shumë, falë edhe eksperiencës, se çdo krizë është një mundësi e madhe.
Nëse populli thotë “të këqijat nuk vijnë vetëm për keq”, atëherë, kjo ishte një e keqe shumë e madhe, në radhë të parë për ato familje që humbën tragjikisht të afërmit e tyre, pastaj për mijëra e mijëra familje të tjera që humbën strehën, por e mira në këtë të keqe është që së bashku, ne po ngrihemi më lart seç ishim përpara sesa të ndodhte kjo tragjedi. Tirana, Durrësi e të gjithë zonat e tjera me radhë që u goditën, pas rindërtimit do të jenë vende më të mira seç ishin për njerëzit, përpara se të ndodhte tragjedia.
Kjo zonë këtu, mbase, do të ishte prekur, për t’u ngritur më lart ,mbas 10, 20, 30 vitesh apo dhe më shumë, kur të krijoheshin mundësitë. Ndërkohë që ne e prekim këtë zonë sot, me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike të shumë dekadave të mbledhura së bashku, të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës. Një adresë të re për Tiranën që duam për gjeneratat e tjera dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë.
11 mijë banorë, të vjetër e të rinj, që do të jetojnë në këtë zonë jo si në një periferi të largët dhe me shumë mungesa të një kryeqyteti që zhvillohet, por që do kohën e vetë për t’u zhvilluar njësoj në të gjithë territorin, por do ta jetojnë si një zonë ku do jetë kënaqësi të jetosh. Dhe jo më pak e rëndësishme, vlera e pasurisë së patundshme do të jetë shumëfish më e lartë, sesa është sot këtu.
Nëse dikush ka humbur një apartament në Tiranë me një vlerë X e do të hyjë së shpejti në apartament të lagjeve të reja, do të disponojë jo vetëm një shtëpi më të fortë, më të bukur, më të mirë, por do të disponojë dhe një vlerë më të madhe pasurore.
Në 26 nëntorin e shkuar, ne u gjendëm përballë një sfide të jashtëzakonshme, me 15 a ca më shumë mijë familje që brenda pak sekondash u gjendën pa shtëpi. Në ndërkohë që mblodhëm të gjitha forcat për ta përballuar këtë sfidë që nuk është, për hir të së vërtetës, një sprovë e merituar për një vend që përparon hap pas hapi çdo ditë, por nuk është aq i përparuar, sa për të përballuar sfida që vendosin në vështirësi edhe vende shumë më të zhvilluara, në pak muaj na ndodhi me detyrim-përcaktim që të vendoseshim edhe në një sprovë mbi sprovën, që ishte shfaqja e armikut të padukshëm. Një armik që sot e gjithë ditën mban botën në ankth e sot e gjithë ditën sprovon të gjitha qeveritë e planetit në aspektin e qeverisjes, në aspektin e dijes dhe në aspektin financiar.
Janë dy goditje njëra pas tjetrës, që sot mund ta them me plot gojën, askush tjetër, marrë parasysh që e dimë se kush janë aktorët dhe faktorët në dispozicion në stolin e rezervave të politikës shqiptare, nuk do të kishte mundur dot t’i rezistonte, sikundër ne, jo vetëm po i rezistojmë, por po i rezistojmë me forcë, me durim dhe me sukses, mund të them, ditë pas dite.
COVID-i mund ta kishte përmbysur krejtësisht gjithçka. Mund të kishte detyruar Shqipërinë, duke na detyruar ne që të futeshim në një “survival mode”, të futeshim në një gjendje thjesht mbijetese të përditshme, duke i lënë mënjanë të gjitha planet e të nesërmes dhe duke harruar madje se ka të nesërme. Shtyje ta shtyjmë çdo ditë dhe nesër u bëftë më e mira.
Në fakt, njerëzit dëgjojnë përditë se kjo është ftesa që na bëhet, natyrisht, me gjithë brutalitetin përkatës nga ana e atyre që janë në stolin e rezervave dhe që duan të rikthehen në krye të punëve të vendit, të cilët insistojnë, insistojnë dhe insistojnë me këmbënguljen e atij që nuk sheh dot përtej hundës së vet, nuk sheh do përtej të sotmes, nuk ka asnjë vizion për të nesërmen, se ne duhet të shpenzojmë të gjitha, gjithçka kemi, për të përditshmen. Duke shtyrë çdo ditë, në emër të lloj – lloj teorive dhe në emër të lloj – lloj ekspertëve, si ai që u shfaq dje, si një ekspert kombëtar, si një mjek, i cili duhej dëgjuar me gojë hapur dhe u prezantua para popullit shqiptar nga vetë ai që pretendon të jetë kryeministri i vendit dhe në fakt ishte një infermier. Me gjithë respektin, por një infermier nuk mund të merret dhe të promovohet si ekspert kombëtar e të japë mend për një situatë si kjo e COVID-it, ku, siç e shohim, i janë marrë mendtë shkencës botërore; i janë marrë mendtë qeverive më të fuqishme të botës; i janë marrë mendtë shteteve më të zhvilluara të botës.
Është një tragjedi më vete kjo qasje destruktive dhe brutale e verbërisë së atyre që fatkeqësisht nuk i kemi përballë, por i kemi mbrapa dhe kërkojnë të na tërheqin mbrapsht me lloj – lloj marrëzish dhe me një papërgjegjshmëri ekstreme, që mishërohet e gjitha në figurën, në zërin e në gjestet e Monika Kryemadhit, e cila bën thirrje për të shkuar nëpër kisha e nëpër xhamia dhe për të mos besuar tek rreziku i këtij virusi që, sipas saj, nuk ekziston.
Nga ana tjetër, kryetari i opozitës, i cili çdo ditë është i fiksuar që ne nuk duhet të paguajmë për të përpunuar mbetjet e Tiranës, por duhet ta lëmë Tiranën që të mbytet nga plehrat dhe në mënyrë hileqare, por edhe si rrjedhojë e paaftësisë për të parë përtej hundës së vet, ju thotë çdo ditë shqiptarëve se ne po japim para nga buxheti për një mafie imagjinare të inceneratorëve. Në fakt jo! Në ndërkohë që ne po përballemi me plagën e madhe të 26 nëntorit të shkuar, që po e kurojmë me shumë durim e shumë punë, realisht, ditë – natë, po përballemi edhe me këtë armik të padukshëm, duke mos i lënë asgjë mangët njerëzve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, se sipas tij po harxhokemi kot para që sipas tij duhen shpërndarë e në fund të mbetemi në të njëjtën gropë ku ai dhe partia e tij e çuan Shqipërinë, jo një herë, po dy herë. Një herë në fund të gropës me piramidat dhe një herë në buzë të gropës me qeverisjen që fatmirësisht e mbylli aventurën e vetë në 2013-ën.
Jo dhe jo! Ne do të përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit dhe do ta fitojmë këtë sfidë për të gjithë ata që sot presin të kthehen në shtëpi. Ndërkohë që kanë filluar pak nga pak, të parët të hyjnë nëpër shtëpia, për të gjithë fëmijët që presin të rikthehen në shkollën e tyre dhe që do të fillojnë të kthehen në shkolla që as në ëndërr nuk i kanë parë prindërit e tyre, në 26 nëntorin që vjen, do të përballemi me armikun e padukshëm përditë e përditë, duke garantuar as më shumë e as më pak, por atë që garantohet në çdo vend të botës nga pikëpamja e kujdesit shëndetësor, nga pikëpamja e aparaturave, nga pikëpamja e shtretërve, nga pikëpamja e medikamenteve dhe gjithçkaje. Do të përballemi edhe me të ardhmen, për të cilën mendojmë edhe kur rindërtojmë.
Nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit nëpër kasolle apo apartamente, si ato të traditës së banesave sociale të këtyre që për vete kanë vila në seri, sa në breg të detit e sa në majë të kodrës, sa pranë ujit e sa pranë diellit, ndërsa për njerëzit mjaftohen thjesht duke imagjinuar kotece dhe geto.
Do të përballemi edhe me nevojën që ka Tirana, Durrësi e të gjithë zonat, për t’u ndarë përfundimisht nga epoka e kodrave me plehra. E plehrave si bashkudhëtare, si bashkëjetuese të përditshme të jetës publike, të jetës sociale të kujtdo që, sa del nga shtëpia, ka dekada e dekada që i ka plehrat pjesë të peizazhit.
Do të përballemi dhe me nevojën e Tiranës, të Durrësit, të këtyre zonave e të gjithë Shqipërisë, për të zhvilluar më tutje infrastrukturën. Ndërkohë që flasim, një kantier shumë kompleks inxhinierik punon ditë – natë në hyrje të Tiranës, aty ku ata u mjaftuan të merrnin nga leku atë shqiponjë e ta vendosnin pllakë atje. Është e para dhe e fundit skulpturë në pllakë që unë kam parë në historinë e artit e në historinë e veprave publike urbane, sepse për këta nuk ka lidhje fare, as e bukura, as e pastra dhe as e rregullta. Këta janë forca të shëmtimit, të papastërtisë e të rrëmujës. Për këta, rrëmuja është liri. Papastërtia është demokraci. Shëmtua është krenari.
Për ne, jo!
Por jo vetëm tek hyrja e Tiranës, tek shqiponja, por edhe në unazën e Tiranës vazhdon puna intensivisht. E jo vetëm brenda në Tiranë, por edhe jashtë Tiranës vazhdon puna.
Ne patjetër që do të hapim kantierin më të madh publik në historinë e këtij vendi, me segmentin më të rëndësishëm ose më jetik sot të Korridorit Blu, nga Miloti në Fier. Do ta kthejmë nga një segment qesharak aksidentesh tragjike, në një korridor europian;
Patjetër do ta hapim menjëherë edhe Milot – Murriqanin;
Patjetër do të vazhdojmë e do të hapim edhe Aeroportin e Kukësit;
Patjetër do të vazhdojmë të insistojmë, me gjithë këto halle e probleme që ka shkaktuar në botën e industrisë aeroportuale COVID-i, për të finalizuar garën për aeroportin e Vlorës;
Patjetër do hapim edhe aeroportin e Sarandës;
Pa asnjë diskutim, do vazhdomë të çojmë deri në fund 55 kantiere për ujin e pijshëm në të gjitha zonat urbane, që do t’i finalizojmë. Një gangrenë me dekada e me dekada, jo vetëm nga ’90-të e këtej, por dhe para ’90-ës.
Ne do t’i çojmë përpara të gjitha këto punë, sepse, në ndërkohë, kush nuk ka punuar kurrë dhe kush është mësuar të flejë gjumë, si miku im Luli dhe t’i gjejë gjërat gati nga të tjerët kur hap sytë mes dy periudhave të përgjumjes, nuk e kupton dot që, nëse ti ndalon punën, nëse ti ndalon investimet, nëse ti ndalon aktivitetin që jep punë e prodhon të ardhura dhe çfarë parash ke i shpenzon të gjitha për sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve njerëzit se nuk ke më me çfarë paguan as mjekët dhe as infermierët, por familje të tëra të panumërta vdesin nga papunësia totale.
Si u bëka kjo, hiqe këtë, hiqe atë dhe çoi të gjitha për ato përrallat e medemek zgjidhjes!
Por kur thotë, ndalo infeksionin, bëj testime më shumë që të ndalosh infeksionin. Po pse nuk e ndalon Franca infeksionin që është vendi i parë sot për numër testimesh? Pse nuk e ndalon Gjermania infeksionin? Pse nuk e ndaloi askush infeksionin, se i bënë më shumë, apo se i bënë më pak testimet?
E kush jemi ne, kush jam unë, kush është ai, kush janë politikanët që të vendosin sa testime bëhen?
Ne thjesht e vetëm kemi detyrimin t’i përgjigjemi atyre që janë në krye të detyrës, t’i respektojmë, t’i vlerësojmë, t’i dëgjojmë dhe t’ju bindemi që janë ekspertët që e kanë me profesion dhe me ligj detyrën që të na tregojnë çfarë duhet të bëjmë, jo t’i torolisim, e t’i shqetësojmë, e t’i ngatërrojmë me 1001 budallallëqe në ditë, duke nxjerrë nëpër skena lloj-lloj figurash që nuk kanë lidhje fare me këtë punë apo me punë të tjera.
I them të gjitha këto sepse situata është jashtëzakonisht e ngatërruar në çdo aspekt, por ama në këtë situatë të ngatërruar, qeveria e Republikës së Shqipërisë është e qartë, është e vendosur, është e durueshme dhe mbi të gjitha di se çfarë bën.
I mirëkuptoj plotësisht njerëzit në padurimin e tyre, në të gjitha aspektet, sidomos, ata, të cilët presin të kthehen në shtëpi. I mirëkuptoj shumë mirë, por këtë nuk e kam për ta, e kam për ca të tjerë që flasin e flasin dhe ankohen dhe për vonesa në këtë proces. Po cila vonesë?
Nga 26 nëntori i shkuar nuk është bërë akoma viti dhe ndërkohë, ne kemi vënë në dispozicion një financim masiv nga buxheti i shtetit. Gjithçka që shikoni deri më sot, shkolla, kopshte, çerdhe, shtëpi, infrastrukturë lagjesh është nga buxheti i këtij shteti. Asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër, që është një pjesë e konsiderueshme nga Konferenca e Donatorëve, për arsye të procedurave. Nuk kemi marrë asnjë kokërr leku, sepse nuk do vijë tek ne. Ato fonde që u deklaruan nga të gjithë donatorët në Bruksel, në shkurt, administrohen nga vetë ata.  BE administron të vetat, Gjermania të vetat, Franca të vetat, Italia të vetat, Turqia të vetat, Emiratet të vetat etj.. E natyrisht na takonte neve të ecnim më shpejt dhe kemi ecur më shpejt.
Shikoni Italinë. Është fuqia e pestë ekonomike e botës –  nuk dua në asnjë mënyrë të bëj asnjë krahasim pexhorativ për Italinë, – por ka që në 2016-ën, tërmeti në Amatrice, në 2009-ën, tërmeti në Aquila dhe nga 2009-a e sot që flasim, flitet akoma për fillimin e shumë kantiereve, sepse janë procese tmerrësisht të komplikuara.
Njerëzit duhet ta kuptojnë se sot, ne kemi ardhur këtu, por nuk e kemi filluar sot, këtë punë.
Nuk fillon një punë kur vjen me foltore dhe ekskavatorë. Kështu i fillonte Saliu kur shkonte atje, “ec përpara se kemi votimet”. E pastaj ngeleshin rrugët rrugëve, pa projekte, pa fonde, pa studime gjeologjike. E çau dhe tunelin dhe i ra atje  në  Rrugën e Kombit dhe  e la Rrugën e Kombit pa asnjë lidhje me rrugën kryesore për shumë e shumë komunitete dhe pa gjithë ato ura dhe pa standardet e sigurisë. Një rrugë ku binin dherat dhe ku përplaseshin njerëzit ngaqë u la rrugëve. Që, sidoqoftë, është vepra e vetme që vjen era rrugë me standarde ndërkombëtare, nga të gjithë ato që nisi, se për të bitisur nuk ka bitisur asnjë.
E kur thonë “bëmë 10 mijë km rrugë” është njësoj si t’i fusësh një shumëzim hiperbolik, 7×7 =42 mijë. Asnjë rrugë. Të gjitha rrugët janë për t’u riparë nga e para projektet.
Kur vijmë këtu, kemi bërë një punë të madhe përpara. Me rindërtimin, puna më e madhe ka qënë e gjithë puna për verifikimet, derë më derë, me inxhinierë, me proces verbale, pastaj për përputhjen e të gjithë situatës së verifikuar me dokumentet e pronësisë. Histori tjetër ajo. Pastaj riverifikimet me ankesat. Janë riverifikuar një për një. Edhe sot që flasim janë një grup familjesh dhe nuk janë pak, janë disa qindra në total, që ose janë jashtë shtetit dhe ne vazhdojmë t’i kërkojmë me telefona, me bashkitë, për të marrë dëmshpërblimin dhe për të filluar punën për dëmtimet e riparueshme, ose kanë prapë ankesa se thonë nuk jam DS1, jam DS2, apo nuk jam DS3, po DS4. Përsëri, bashkitë i vënë në dispozicion grupe inxhinierësh.
Paralelisht me këto është puna me projektet. Si mund të ndërtohet një lagje e re për 11 mijë banorë, duke filluar me “ecim përpara, se na tregon rrugës, puna se çfarë duhet të bëjmë”. Ka nevojë për masterplanin dhe më pas për projektin e infrastrukturës, për projektin e detajuar të çdo godine, se nuk bëhet fjalë për një shtëpi, por për pallate dhe për ngrehina ku do të futen institucione brenda.
E si u bëka kjo sa hap e mbyll sytë!
E ja ku jemi sot, këtu, pasi është bërë e gjithë puna me projektet, janë bërë garat e nevojshme, është bërë përzgjedhja e kompanive dhe tani i vjen faza zbatimit.
E njëjta gjë dhe me “Kombinatin”. Më shkruajnë “na harrove ne”. Nuk harroj asnjë! Kombinati javën e ardhshme hyn në proces të garës dhe ndërkohë janë bërë gati që të gjitha. Është edhe atje një lagje e re, nga e para. E gjithë ajo lagjja e vjetër që mezi rrinte në këmbë do të fshihet nga faqja e dheut dhe do të ndërtohet një lagje e re e nga e para, me të gjitha kushtet.
“5 Maji”, Kombinati, zona e Kampusit tek Universiteti Bujqësor dhe më pas, edhe lagja tek “Autotraktorët” nuk do të jenë 4 periferi, por do të jenë 4 qendra graviteti në të katër anët e Tiranës.
Këtu në këtë zonë do të ndërtohet “École 42”, e cila është një shkollë e gjeneratës më të fundit, e konceptuar në Francë, për teknologjinë e inovacionin. Natyrisht, ne do të ndërtojmë godinën dhe do të marrim të gjithë dijen dhe të gjitha kurrikulat nga Franca.
Në këtë zonë do të vendosen edhe tatimet dhe doganat.
Është një proces i tërë përmbysjeje ky i Rindërtimit, siç është përmbysur katërcipërisht bota e atyre që sot po kthehen në shtëpitë e reja. Ishim me Erionin dhe me Arbenin tek Kryetari i Partisë Demokratike të Farkës, në familjen e tij me katër kurora. Ata, sot jetojnë në një situatë krejt tjetër. Nga një shtëpi e vjetër, prej shumë e shumë vitesh përpara, e trashëguar nga gjyshi, që nuk i rezistoi tërmetit, tani kanë 4 shtëpi të reja. Janë të gjithë bashkë dhe secili në kulmin e tij.
Kështu do të ndodhë me të gjithë, por duhet durim dhe vullnet i madh, por duhet edhe forcë e madhe, sepse ndërkohë qentë lehin dhe lehja e tyre bëhet gjithmonë e më intensive.
Janë për t’u falendruar në një aspekt se sa më shumë lehin, aq më shumë na shtyjnë të ecim përpara. Por në një aspekt tjetër është fatkeqësi, se sot do të ishte krejt ndryshe atmosfera e vendit, do të ishte krejt ndryshe atmosfera sociale, nëse këta njerëz, një herë të vetme do të mendonin njerëzisht dhe do të thoshin “ja kush janë alternativat, idetë tona të ndryshme nga tuajat. Urdhëroni t’i diskutojmë që të bëjmë më të mirën”.
Por jo, absolutisht! Del Luli dhe thotë “terrorizëm shtetëror”, d.m.th, aq shumë janë konsumuar fjalët ekstreme, sa tani janë kthyer në qesharake, groteske. Përdoren fjalë që kanë humbur kuptimin. E natyrisht ka të drejtë populli kur thotë “po të flesh me qenin gdhihesh me pleshta”.
Sado të mundohesh të shmangesh, sado të shohësh larg, sado të mundohesh të qëndrosh larg nga kjo llumnajë dhe zullumnajë, prapëseprapë është e pamundur të mos të të spërkasin me llumin e tyre. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk e kemi zgjedhur ne këtë. Këtu e kemi dhe në këto kushte do të vazhdojmë punën tonë. Në këto kushte do të bëjmë ato që jemi zotuar të bëjmë, një për një. Në këto kushte, me të gjitha këto që përmenda, do ta bëjmë rindërtimin një proces historik, në kuptimin më të plotë të fjalës.
Lagjet e reja nuk do të jenë pikë referimi thjeshtë si u strehuan ata që humbën shtëpitë, por do të jetë pikë referimi si duhet ndërtuar e ardhmja, si duhet konceptuar e reja në territoret tona urbane, si duhet planifikuar, si duhet projektuar, si duhet ndërtuar dhe si duhen krijuar kushtet për njerëzit dhe si nuk duhen ndarë njerëzit në “të pasur” në qendër dhe “të varfër” në periferi. Por duhet të jetë e mundur që edhe të varfrit dhe ata që janë të pasur të jetojnë në një mjedis.
Në këtë lagje ka dhe diçka tjetër, që kush ka humbur shtëpinë do ta marrë shtëpinë më të re, më të fortë, më të bukur, falas.
Të tjerë më tutje, kur lagja të zhvillohet, të vijnë ta blejnë dhe do ta blejnë patjetër. Pronare do të jetë bashkia.
Në këtë rrugë jemi dhe do të vazhdojmë të bindur se nuk kemi asnjë rrugë tjetër për Shqipërinë që duam dhe për Tiranën që duam. Më mjafton episodi i djeshëm, mbase, me balonën tabake që u shfaq tek dera e “Sami Frashërit” për të thënë që “këtu nuk ka gjë” dhe me Monikën, nga ana tjetër, që u shfaq tek xhamia e saj imagjinare, duke thënë “këtu nuk ka gjë”. Por gjimnazi “Sami Frashëri” do të jetë dy herë më i madh, shumë herë më i bukur dhe një pikë referimi ku historia e gjimnazit do të ruhet në të njëjtin truall si trashëgimi shpirtërore, po ku ngrehina e gjimnazit nuk do të jetë rrezik për fëmijët në emër të trashëgimisë kulturore, si puna e Teatrit.
Shumë shpejt do të fillojë dhe Teatri Kombëtar në atë truall. E siç ndodh me të gjitha punët tona, kur ato të mbyllen, nuk do të kemi nevojë të flas​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

‘Tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre’/ Gjekmarkaj sulmon kreun e qeverisë Rama

Nga Bulqiza në kuadër të takimeve me demokratë, nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj tha se është detyrë e opozitës të bëjë ndryshimin për vendin dhe të rikthejë perspektivën evropiane. Duke analizuar fjalën e kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme, Gjekmarkaj tha se kreu i qeverisë foli sikur të ishte në opozitë dhe jo prej 11 vitesh në pushtet.

Fjala e mbajtur:

PD është shfaqur në skenën e historisë si një parti që e ndryshon atë dhe e ka bërë disa here duke e ndryshuar fatin e vendit në vitin 1992 apo në vitin 2005.

Po ashtu edhe historia nuk e ka kursyer atë, i është kundërvënë me atavizmat e veta me shumë dhunë si në vitin 1997.

Ajo ka mbijetuar fale qëndresës se një pakice heroike e cila është zgjeruar në bashkëbisedim me shoqërinë dite pas dite. PD e ndjek hap pas hapi shoqerine  duke u bere zëdhënëse e dinamikave te saj ajo nuk pretendon që shoqëria të vijë qorrazi pas nesh.

Po kaq ne kemi qene nen agresion dhe sulm nga shumë faktor ne kete periudhe, ne këtë ecje ne shkretëtirë, për të na zhbërë e asgjësuar!

Kjo ka ndodhur se tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre. PD e tejkaloi kete drame, u bashkua, kemi marre goditje e plage i tejkaluam dhe secili ndihet krenar dhe sot e do e çmon me shume PD-ne si vatren tone te perbashket, strehen e shpresave të mëdha.

Sot kemi nje problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha eshte arrestuar. Nese ne fillim kishim ndonje iluzion se ky eshte nje problem vetem i sistemit te drejtesise sot jemi te qarte qe ky eshte nje problem madhor i ndergjegjes shoqerore sepse kur ndalet  themeluesi i pluralizmit kerkohet asgjesimi i pluralizmit dhe lires. shoqeria shqiptare nuk duhet te bishtnoje duhet ta zgjidhe kete ngerc ne subkoshiencen e vet.

Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarine se cfare kemi qene cfare jemi e cfare duam ti ofrojme Shqiperise!

Shume ka arrit Shqiperia me PD ne pushtet, lirine , shtetin e se drehtes, integrimin, naton levizjen pa viza, infrastrukturen moderne ! Ne duhet te flasim me njerzit ! Pd po ben denoncime te forta dhe ben detyren e saj por PD ka kapacitet shume me teper sesa denoncimet ajo po pergaitet oferten e saj per Shqiperine, per transformime ekonomike per rrroga e pensione, me te larta, per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit, per permbylljen e procesit te integrimit qe ne nisem, per arsim e shendetesi dinjitoze per kthim te shqiptareve ne Shqiperi.

Ne Bulqize jetohet mbi pasuri mbi ar dhe minerale por Bulqiza eshte e varfer dhe ketu duhet te kerkojme falje te gjithe se falja ne ben me te mire dhe na ndihmon te jwmi me te vertete me qytetaret.

Sot degjuam  per dy ore Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet ne opozite dhe po premton qe si rishtar do ndreqe gjerat e keqija qe ka bere nje qeveri tjeter jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale. Dikur ne sensin me pozitiv na u tha qe reforma ne drejtesi u mbeshtet, pat si kumbare faktorin nderkombetar! Rama tha sot e bera une po qe do e le te lire qe te beje drejtesi te vertete! Natyrish ky spektakel e argeton, nuk i dhemb se leshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtir pergjeqesi morale nderkohe qindra te tjere vjedhin te patrazuar dhe ushqejne sistemin qe korrupton voten e lire dhe jeten publike.

Shikoni kudo skandapë ne bashki, ne ministri ne qeveri, para publike qe vidhen, paftesi qe na dhurohet, korrupsion qe ndyn gjithcka vete cilesine e jetes.

Kjo shoqeri duhet te beje nje zgjedhe dhe o ta luftoje korrupsionin dhe te behet shoqeri e lire europiane e demokratike ose ti nenshtrohet atij dhe te humbse perspektiven. Kjo qeveri do beje gjithcka qe te mbetet e pandryshuar gjendja. Është detyra jone e shenjte ti bejme ndryshimin, ku pas bashkimit te hapim PD, te flasim me njerzit, te nxisim me te miret intelektualet, profeaionistet , njerzir e zakonshem ti bashkohen politikes, ti japin Shqiperise fitoren qe pret duke vene ne prove Pd -ne duke i dhene asaj besim duke e mbeshtetur ne kete beteje sa historike aw edhebkunder tentakulave te historise!

Continue Reading

Politike

Gjetja e 4 trupave të pajetë në Bunë/ Balla apelon: Çdo grua të denoncojë çdo formë të dhunës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish pas tragjedisë në Shkodër, ku nëna së bashku me fëmijët dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna. Balla apelon sërish, që çdo grua të denoncojë çdo lloj forme të dhunës.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.

Continue Reading

Politike

Këshilli Europian miraton Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Rama: Jemi plotësisht të përgatitur

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se mirëpret miratimin e sotëm nga Këshilli Europian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Rama thotë se kjo shënon moment historik, që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin tha se qeveria është plotësisht e përgatitur dhe entuziaste.

Ai shtoi se Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas tij, kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane.

Postimi i Ramës:

E përshëndes miratimin sot nga Këshilli Evropian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është një moment historik i rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë.

Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të veçantë në fusha vendimtare si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat. Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të performancës së tyre. Fantastike të shohësh në realitet ato për të cilat je përpjekur të ndodhin prej shumë kohësh. Faleminderit të gjithëve atyre që janë përfshirë.

Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane. I pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të Majit në Malin e Zi piktoresk.

Continue Reading

Politike

Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre.

 

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se reforma në drejtësi u realizua falë vendosmërisë së PS dhe kështu rrëzuan ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë.

 

Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit.  Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre.  Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

Continue Reading

Politike

Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë”, Rama: Lufta vazhdon

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, tha se lufta ndaj korrupsionit vazhdon, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.

“Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon. Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe vrarë por nga ana tjetër ka një të vërtetë të pamohueshme.

Nëse deri dje era në favor të armikut sot era është kthyer në favor të shtetit i cili e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë në vijën e frontit.

Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit”, u shpreh Rama.

Korrupsioni nënvizoi kreu i qeverisë qeverisi deri në 2013.

“Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në vitet e para të lirisë, deri në 2013. Shtet-bërja ecte me hapat e breshkës kurse korrupsionit si makinë. Korrupsioni është sistem paralel kancerogjen.

Një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin për ta kthyer atë në anën e vetë dhe ka ekzistuar në përmasa dhe forma të ndryshme në çdo kohë dhe në çdo shtet. Në atë rrugë korrupsioni është aty magnet për të gjitha subjektet e shoqërisë.

Kohëzgjatja e përballjes me korrupsionin ai alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërja nxitet me reforma e legjislacion të nevojshëm, mekanizma të nevojshëm institucional dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garantojnë interesat publike dhe private”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING