Politike
Sali Berisha: Bota dixhitale është me ne

Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar të patolerueshme deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se nuk e sheh të arsyeshme integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, pa Serbinë. • Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha akuzoi kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, si pjesëmarrëse në aferën me hidrovorin e Durrësit. • Sipas Berishës, investimi për hidrovorin ndonëse nuk ka lidhje me asnjë fatkeqësi natyrore, u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit. Për këtë arsye, ai tha se Sako duhet thirrur në SPAK. • Kryebashkiakun Erion Veliaj e konsideroi simbol të neverisë së kryeqytetit. Ai tha se drejtorët e tij, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, janë hajdutë të paskrupullt në tendera. Ndërsa kryeministri Edi Rama, sipas tij, përdor baxhanakun dhe thjeshtrën për të vjedhur. • Berisha iu përgjigj dhe Veliaj që një natë më parë e kërkoi në përballje, duke u shprehur se vendi i tij është debate me Ramën. Sipas Berishës, Veliaj duhet të përballet me kandidatin e Opozitës dhe nëse nuk pranon, karrigia i duhet lënë bosh nëpër studio televizive. • Përsa i përket fushatës, Berisha se PD-ja po bën jehonë dhe se ka mbështetjen e botës dixhitale.

