Pinknews
Qetsori lë lojën? Banorët i premtojnë para
Finalistët e shpallur deri më tani Luizi, Efi e Dea, janë munduar t’ia mbushin mendjen Qetsorit i cili është në televotim me Nitën dhe Kristin që të tërhiqet për vendin e 4 në finalen e “Big Brother”.
Banorët e vendosur për ta bindur Qetsorin të tërhiqej nga loja i ofruan një shumë parash dhe i thanë që t’ua linte vendin e finales Nitës dhe Krist Aliajt.Mirëpo në fillim Qetsori nuk e pranoi këtë, ai tha se do ja linte vendin Nitës por jo Kristit.
Ditën e sotme, ai ka treguar se ka prerë mendjen dhe do të tërhiqet, teksa ishte në oborr me Luizi, ai tha se kishte vendosur që të largohej të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Kur të çohen të gjithë, shkojmë dhe bëjmë shpalljen e muhabetit që bëmë mbrëmë”, tha Qetsori.
I pyetur nga Luizi nëse do e bëjë vërtetë, Ferrunaj tha ‘po, jeni ju që keni ndenjur këtu. E zhvilloni ju situatën”.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme teksa fliste me NItën Qetsori i tha që nuk mendon të jetë ai fituesi, pasi fitorja ka shkuar disa herë në Vlorë, ndaj ai dëshiron që këtë herë fitorja të shkojë në Kumanovë.
Duke shprehur sigurinë që nuk do mund ta fitojë dot sërish Big Brother, ai tha se ka dëshirë që ta fitojë dikush që ai do, e në këtë rast Nita.Qetsori tha se do i drejtohet të gjithë mbështetësve të tij për t’i dhënë votën asaj, që të dalë finaliste