Kosova
E pret plumbi/ Maloku godet me penë Vuçiç
Profesori Fadil Maloku, ka patur një reagim të forte lidhur me takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit te Kosoves Albin Kurti dhe presidentitserb Aleksander Vucic, teksa ka deklaruar se Asociacioni është “vdekjeprurës” për Kosovën.
Sipas tij, as Kurti as Vuçiç nuk e kanë as kurajon e as guximin per te implementuar “germë për germë” Marrëveshjen e Ohrit.
“S’ka gjë prej Marrëveshjes së Ohrit! As Albin Kurti e as Aleksandër Vuçic nuk kanë as kurajen e as guximin per ta implementuar “germë për germë” ate! Kurti, e di fort mirē se sa “vdekjeprurēs” është Zajednica për Kosovën, kurse, Aleksandër Vuçic, ai që mashtroj gjithë kohën opinionin publik serb dhe ate ndërkombëtar, e di po ashtu fortë mirë që jo vetëm karriera, por dhe jeta e tij do mbaroj sikurse ajo e ish kryeministrit Zoran Gjingjiq!? Amerika dhe Evropa, mundet vetëm të “blejnë kohë” deri sa të mbaroi lufta në Ukrainë dhe të ridizejnojnë “rendin e ri botëror” – shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale Fadil Maloku