Connect with us

Kronike

I vodhi me dhunë çantën një gruaje, arrestohet i riu

Policia e Korçës ka arrestuar një 36-vjeçar, autor i tre vjedhjeve, me precedent të mëparshëm penal për “vjedhje me dhunë”. Bëhet fjalë për shtetasin Edison Foto, i cili i vodhi çantën me dhunë një 47-vjeçareje së bashku me një person tjetër, e më pas janë larguar nga vendngjarja. Falë operacionit “Rrethi” u dokumentuan tre grabitjet ku në prill të këtij viti ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje. Dhe në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.

NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇE

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”. Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera dy javët e fundit, në Korçë. U vodhi çantat e dorës, dy shtetaseve, njërës prej tyre me dhunë, si dhe vodhi orendi në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. 36-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 12, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethi” . Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  -E. F., 36 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë. Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, rezultoi se ky shtetas, ndërkohë që shoqërohej me një shtetas tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.   

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. 

Advertisement