Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë, mjeti del nga rruga

Një aksident i rëndë me pasojë një të lënduar ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Bilisht-Kapshticë.

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka marrë dëmtime në trup.

I lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit me targa AB007DC, me iniciale A.Ç., i cili po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.

Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë.

Advertisement