Kronike
Shkallët e pallatit gjithë gjak, publikohen pamjet nga vrasja në Itali
Taulant Malaj është shqiptari autor i vrasjes së dyfishtë në Itali për shkak të xhelozisë. Ai ka vrarë vajzën e tij Jessica Malaj dhe një italian, për të cilin dyshonte se ishte në një marrëdhënie me gruan e tij. Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet gjak në hyrje të pallatit ku familja jetonte.