Politike
Rama mbështeti Erdogan për fushatë, Berisha: Armik i votës së lirë
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur mesazhin e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet në Turqi një ndërhyrje skandaloze.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama për bën ‘fushatë’ për presidenti turk Erdogan.
Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve turq me origjinë shqiptare që votojnë për një Turqi të mos e marrin në konsideratë mesazhin e Ramës.
“Jam sot për të denoncuar ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë me një mesazh të gjatë që synon t’i adresohet komunitetit të gjerë shqiptar, në republikën e Turqisë. Edi Rama, një armik i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turk të votojnë më 14 maj për presidentin aktual, në largim të Republikës së Turqisë. Duke dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj, u rikujtoj komunitetit se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votoni është një armik i vërtetë i lirive të qytetarëve shqiptar. Edi Rama dhe administrata e tij kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur pasuritë publike.”, tha Berisha duke shtuar: “Ju bëj thirrje të flakni me neveri mesazhin e Edi Ramës që iu drejtohet ju se për këtë duhet të votoni. Në emër të PD, në respekt të ligjeve, thirrja ime për qytetarët turq me origjinë shqiptare është të votojnë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij”.