Connect with us

Rajon

Tik, Tak…Orët e fundit të Vuçiç

Protestat masive kundër dhunës në Beograd, si dhe tubimet në qytete të tjera, u inkurajuan nga paraqitjet e presidentit Vuçic në televizion, teksa po akuzohet se po i “keqpërdor” dy tragjeditë.

Një masë e njerëzve u mblodh të hënën në mbrëmje para Kuvendit Kombëtar ne një nga protestat më të mëdha të ndodhura në epokën e Aleksandër Vuçicit.

Qytetarët, me një procesion te heshtur, mbanin ne duar parulla te tilla si

“Vucic, po kalon mbi fëmijët e vdekur”.

Një sërë partish politike, nga e majta e gjelbër, te ato nacionaliste, bënë thirrje për “Protesta kundër dhunës”, duke kërkuar zëvendësimin e drejtuesve të ministrive, organeve te sigurise, organit të monitorimit të mediave elektronike, heqjen e licencës së disa televizioneve si dhe ndalimin e reality show-ve.

Presidenti Aleksandar Vuçiq u përpoq ta kornizojë protestën me kater dalje televizive. Ai vlerësoi se ne tubime “u keqpërdorën ndjenjat e njerëzve në mënyrën më brutale”.

Presidenti gjithashtu, pa dhënë detaje, paralajmëroi tubimin e parties se tij, ku do të marrin pjesë shumë më tepër njerëz se tubimi i opozitës, dhe la të kuptohej mundësine e zgjedhjeve të reja.

“A duhet të ikim nga frikacakët?” Ia kushtova jetën këtij vendi. Ne nuk do të tërhiqemi. Do shkojmë sërish në zgjedhje” – deklaroi Vucic

Tani, nën ndikimin e protestave dhe paraqitjeve të tij, Vucic po duket si lavjerrësi që luhatet më së shumti mes akuzave të opozitës dhe shoqerise civile.

Vuçiq I ka lënë hapësirë vetes ​​deri në fund të majit, kur siç është paralajmëruar do të mbahet edhe kuvendi i partisë së tij. Flitet për vendime “të gjera”, edhe pse në të kaluarën vendime të tilla kanë munguar.

Njohësit e skenës politike thonë se, si gjithmonë kur ndodh diçka e rëndësishme në vend, makineria për sondazhin e opinionit publik funksionon në prapavijë dhe se Vuçiq do ta menaxhojë vendimin në përputhje me rrethanat.

Nderkohe nga opozita, ende nuk ka një ide të qartë se si do të jetë protesta e re. Disa flasin për postblloqe, të tjerë për grumbullim te presidenca. Oret e fundit te Vucic duket se po trokasin…Te presim dhe te shohim

 

Advertisement