Connect with us

Bota

Trump shpallet fajtor/ 5 milionë dollarë për se*ks

Gjykata në Nju Jork ka shpallur fajtor ish-presidentin amerikan, Donald Trump me akuzën për sulm seksual ndaj shkrimtares E Jean Carroll, duke shkruar historinë si presidenti i parë i akuzuar për sulme seksuale. • Gjyqi zgjati për më shumë se 12 orë, ku kolumnistja përmes avokatëve mbrojtës ka dhënë dëshminë e saj lidhur me sulmin e supozuar në një dyqan, ngjarje e ndodhur në vitin 1996. • Ndërsa ish-presidenti nuk ka dëshmuar, por para jurisë gjykuese e përbërë nga gjashtë burra dhe tre gra është shfaqur një video ku ai mohoi përdhunimin. • Gjykata gjithashtu ka shfaqur disa video, ku ish-presidenti shfaqej duke komentuar fizikun e grave. Ekipi ligjor i Carroll përgatiti një prezantim prej rreth një ore ku janë përmbledhur deklaratat më të famshme seksiste dhe vulgare të Trump. • Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996. Carroll, 79 vjeç, ka treguar se ngjarja ndodhi në një dyqan Bergdorf Goodman në Manhatan në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996. Sipas saj, Trump i kërkoi këshilla që të blinte të brendshme për një grua tjetër dhe që ajo t’i provonte për të. • Por në dhomat e zhveshjes, Carroll pretendoi se ish-presidenti u hodh drejt saj, e lidhi atë pas një muri dhe e përdhunoi.

Advertisement